Konkurs Publik Idesh Arkitekture/ Projektimi i Qendrës së Vizitorëve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

May 26, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Konkurs Publik Idesh Arkitekture

Projektimi i Qendrës së Vizitorëve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

  1. SFONDI/PËRSHKRIMI

Demokracitë funksionale kërkojnë një përfshirje të lartë të qytetarëve, dhe për këtë kompetenca qytetare është një parakusht themelor që demokracia të ketë kuptim. Edukimi i brezave të rinj me vlerat demokratike, të drejtat e njeriut si dhe me parimet e mirëqeverisjes është thelbësore për ruajtjen e llogaridhënies së qeverisë. Këto përpjekje janë kritike duke marrë parasysh që hulumtimi i opinionit publik në shumë demokraci të konsoliduara dhe në zhvillim evidenton nivele të ulëta të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve demokratike. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, lidershipi i Kuvendit të Shqipërisë ka shprehur përkushtimin dhe po ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar transparencën, aksesueshmërinë, llogaridhënien dhe marrëdhënien me publikun. Konceptimi dhe krijimi i Qendrës së Vizitorëve është ndër projektet që Kuvendi po zhvillon me mbështetjen e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) përmes projektit për  Mbështetjen e Parlamentit dhe Edukimin Qytetar (PACEP), i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Themelimi i Qendrës së Vizitorëve do të riafirmojë Kuvendin e Shqipërisë si një institucion i hapur, pranë qytetarëve. Qendra e vizitorëve synon të rrisë nivelin e besimit të qytetarëve në punën e legjislativit përmes themelimit të një hapësire që mundëson përfshirjen e  qytetarëve në punët e Kuvendit si dhe ndërveprimin e tyre me deputetët nëpërmjet shpërndarjes së informacionit dhe edukimit qytetar.  Një sondazh përmes pyetësorëve i kryer nën Projektin PACEP tregoi se themelimi i Qendrës së Vizitorëve perceptohet si një mundësi unike për Kuvendin për t’i hapur dyert qytetarëve dhe si një mjet efektiv për të adresuar nivelin e ulët të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve politike. Në këtë drejtim, qendra e vizitorëve do të zbatojë një gamë të gjerë programesh për edukimin dhe informimin qytetar që kërkojnë të rrisin njohuritë e qytetarëve mbi parimet e mirëqeverisjes dhe rolin e Kuvendit në proceset e politikave publike.

Qendra e Vizitorëve do të organizojë vizita parlamentare të përshtatura për audienca të ndryshme, do të organizojë lojëra dhe aktivitete si “Këndvështrimi im”, Punëtoritë për Demokraci , të realizuara përmesprojeksioneve interaktive të teknologjisë së lartë; do të mirëpresë seminare edukuese, konferenca dhe leksione të hapura; do të organizojë ekspozita arti mbi tema që lidhen me demokracinë; do të organizojë simulime dhe konkurse debate me studentë, do të mundësojë aktivitete interaktive midis parlamentarëve dhe qytetarëve, do të promovojë botime të parlamentit, do të shërbej si qendër për historinë e parlamentarizmit, do të promovojë diplomacinë parlamentare, por gjithashtu do të sigurojë aktivitete të ndryshme për zhvillimin e kapaciteteve për deputetët dhe stafin parlamentar. Gjithashtu kafeneja dhe këndi i leximit të Qendrës së Vizitorëve do të shërbejnë si një pikë pushimi dhe takimi për parlamentarët dhe stafin parlamentar, ndërsa një kënd i vogël dhuratash do t’u mundësojë vizitorëve të blejnë kartolina dhe suvenire.

  1. OBJEKTIVI I KONKURSIT

Qëllimi specifik i këtij konkursi publik është të kërkojë ide / propozime për projektimin e ambienteve të Qendrës së Vizitorëve. Përveç mbështetjes së shërbimeve të përshkruara më sipër të Qendrës, projekti do të duhet të transmetojë vizionin për një Parlament të hapur, gjithëpërfshirës, të orientuar nga të rinjtë, inovativ, miqësor ndaj mjedisit, energji efiçente dhe i orientuar nga e ardhmja. Një vëmendje në idenë e projektimit të qendrës së vizitorëve do ti jepet projektimit universal për përsonat me aftësi të kufizuar. Zhvillimi i një Qendre Vizitorësh multifunksionale është ndër projektet te të cilat Parlamenti po investon në mbështetje të këtij qëllimi.

  • KUSHTET E PJESËMARRJES

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur dhe e barabartë për të gjithë personat fizik dhe juridik. Këtu përfshihen arkitektë, studio arkitekture dhe studentë të arkitekturës. NDI inkurajon në veçanti profesionistët e rinj dhe studentët e arkitekturës të marrin pjesë në konkurs.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për shprehje interesi te adresa [email protected]  brenda datës 29 maj 2020, për të siguruar akses në dokumentacionin e projektit, dhe sipas kërkesës për të organizuar një vizitë në hapësirat e Kuvendit. Vizitat në hapësirën ku do të ndërtohet Qendra e Vizitorëve do të organizohen në datat: 1, 2 dhe 3 qershor.

Shprehja e interesit duhet të shoqërohet me një CV profesionale të individit apo kompanisë që do të marrë pjesë në konkurs.

  1. FORMATI PËR PROPOZIMET

Propozimet duhet të dorëzohen të printuara dhe në formë elektronike me email, dhe të përmbajnë:

  1. Manifesti i idesë, një flete në format A2 ku do të shprehet koncepti nëpërmjet:
  • planimetrive, prerjes dhe hollësitë e nevojshme;
  • planin e hapësirave me mobilim, që i përgjigjen funksioneve të qendrës së vizitorëve;
  1. Një relacion teknik, katër flete në format A4 ku specifikohen materialet dhe elementet e parashikuar për punimet e brendshme, fasadat, konkluzionet, rekomandimet dhe pritshmëritë e projekt idesë.
  2. Ideja të paraqitet nëpërmjet një videoje konceptuale 3D (2-3 min).
  1. KRITERET E VLERËSIMIT

Një komision vlerësimi i përbërë nga ekspertë të zgjedhur nga Kuvendi, Instituti Demokratik Amerikan, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të vlerësojë projekt propozimet bazuar në:

  • Idetë origjinale dhe inovatore;
  • Lidhjet dhe impaktin e propozimit me kontekstin;
  • Plotësimin nga projekti i propozuar i funksioneve te kërkuara, duke pasur parasysh të gjithë ;
  • Faktori i lartë i zbatueshmërisë;
  • Raporti kosto-impakt (kosto e ulët, impakt i madh);
  1. ÇMIMET E KONKURSIT

Komisioni i vlerësimit  do të përzgjedhë një fitues për Çmimin e Parë dhe dy për Çmimin e Dytë. Fituesit do të shpërblehen me 500 USD për Çmimin e Parë, dhe nga 200 USD për Çmimin e Dytë.

  • AUTORITETI KONTRAKTOR

Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Zyra ne Shqiperi.

  • AFATI PËR DORËZIMIN E PROPOZIMEVE

Aplikimet me të gjitha dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda datës 22 qershor në adresën e e-mailit [email protected] ose përmes postës zyrtare në adresën rruga Donika Kastrioti, pallati 14, AP. 3/A

Për çdo informacion shtesë ju lutem drejtohuni te Elena Gjergji: 

Elena Gjergji, NDI Albania

P: +355 69 48 99 838

A: St.Donika Kastrioti, Pallati 14, Ap. 3/A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura