Konflikti/ Arrestohet 34-vjeçari, plagosi të riun dhe nënën e tij të moshuar

Jun 10, 2020 | 9:12
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar nje 34-vjecar ne Maliq, i akuzuar per dhunen ndaj nje 31 vjecari dhe nenes se tij te moshuar, pas nje konfliti qe paten mes tyre. Policia_Korce

Policia ben me dije se ka vene ne pranga autorin. “Ai ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Njoftimi

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura