Konflikt për një park lojërash në qendër të Tiranës (FOTO)

Mar 4, 2015 | 18:35
SHPËRNDAJE

Policia Bashkiake nuk lejon ngritjen e një parku lojrash në qendër të Tiranës, pasi Bashkia nuk ka dhënë leje. Por personi që do të ngrejë parkun e lojërave, B.Çalliku pretendon se ka kërkuar leje në bashki për periudhën 01-30 mars.

“Këto janë ligjet shqiptare, heshtja është miratim”, tha Çalliku.

Konflikti për parkun e lojërave

Ai thotë se ka marrë leje nga Ministria e Ekonomisë. Çalliku, drejtues i Shoqatës së Lojërave, tha se kënde lojërash janë planifikuar të ngrihen në të gjithë vendin, me rastin e festave të 7-8 Marsit, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve e dy shoqata të tjera.

“Kam 21 vite që ushtroj aktivitetin…Jam i licensuar nga zyra e tatim taksave”, tha ai. “Vjen e na e thotë pa asnjë dokument, pezullojeni. Por, jo ta heqin me dhunë këtë biznes që ka kushtuar 500 mijë euro investime…Si banditë”.

Çalliku në prononcim për mediat

Ai akuzoi kryebashkiakun se nuk ka ngritur kënde lojërash në Tiranë, siç ka premtuar. “Inat ka Florenc Hoxha po, ai më sekuestruar lodrat”, tha Çalliku.

Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës tha se askush nuk jep leje të kësaj natyre, veç saj.

Pranë parkut ndodhet policia bashkiake dhe ajo e rendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura