Konfirmoi lidhjen me të dashurën 18 vite më të re, por çfarë mendojnë Kourtney Kardashian dhe Sofia Richie për romancat e ish-partnerit të tyre?

Nov 24, 2020 | 8:49
SHPËRNDAJE

Sofia Richie mund të mos jetë shumë e kënaqur me romancën e re të ish-it të saj, Scott Disick me shoqen e saj Amelia Hamlin.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (12)

Por ish-i tjetër, Kourtney Kardashian, 41 vjeç, me sa duket nuk ka ‘asnjë problem’ me të që del me një vajzë të re, sepse ai është ‘më i përgjegjshëm’ si prind kur është në një lidhje.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (8)

Sipas “Daily Mail”, Kourtney nuk është xheloze për romancën e 37-vjeçarit me Amelian, e cila është 19 vjeç, sepse ‘nuk po ndikon në prindërimin e tij’.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (5)

Scott u fotografua me Amelia këtë javë dhe fansat vunë re që Sofia që nga ajo kohë nuk ndjek më në rrjete sociale Amelian, Delilah Hamlin dhe nënën e tyre, Lisa Rinna.

Sofia u nda nga Scott pas një lidhjeje 3-vjeçare.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (7)

Një burim tha: “Sofia ndihet e tradhtuar që Amelia tani po del me Scott, pasi ata ishin ‘miq të familjes’”.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (4)

Amelia dhe babai i tre fëmijëve, Scott, për herë të parë nxitën thashethemet për një lidhje në tetor, pasi u panë së bashku në festën e Halloween të Kendall Jenner.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (15)

Ata konfirmuan zërat një javë më vonë, kur dolën të shëtisnin bashkë në bregdet në Malibu.

Prindërit e Amelia-s, Lisa dhe Harry Hamlin, janë gjithashtu të acaruar me zgjedhjen e vajzës së tyre.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (1)

Çifti i showbizz-it thuhet se janë ‘shqetësuar’ për romancën e re të Amelia-s.

Sipas “The Sun”, potenciali i vajzës së tyre adoleshente që fillon një romancë me babanë e tre fëmijëve është arsyeja kryesore për tu shqetësuar.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (3)

Sipas një burimi, prindërit janë të shqetësuar edhe për shkak të problemeve me shëndetin mendor të vajzës së tyre dhe madje ata preferonin më shumë ish të dashurin sesa Disick.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (2)

Kourtney dhe Scott i dhanë fund romancës së tyre në 2015.

Ndërkohë, Sofia  është parë me Matthew Morton, 27 vjeç, gjatë muajit të kaluar.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (10)

Matthew, është një sipërmarrës dhe themelues i “Cha Cha Matcha”.

sofia richie, scot disick kourtney kardashian amelia hamlin (14)

Ndërkohë edhe familja e Sofia-s e ka miratuar shoqërimin e vajzës së tyre me Morton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura