Koncesioni i Skavicës, ‘Turqit paguan charterin dhe hotelin e Ahmetajt’

Jan 27, 2016 | 13:29
SHPËRNDAJE

Duke e quajtur si peshkaqenin e madh të bardhë e mësuesin më të pasur të anglishtes, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar sot përgjigje publike nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj për aferat me kompaninë turke që do marrë Skavicën.

bashaGjatë fjalës në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha tha se disponon fakte se kompanisë që iu premtua dhënia me koncesion e Skavicës i ka sjellë charter-in Ahmetajt me të cilin ai ka udhëtuar fshehtas e duke shmangur sistemin TIMS.

“I shkau gau te Arjan Çani dhe pohoi se investimi madhor i qeverisjes është Syzeri, që i solli charterin Arben Ahmetajt. I fshiu të dhënat e TIMS-it, si ke vënë vulë pasaportës, por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Të përgjigjet sa herë ka udhëtuar me charter vitin e kaluar, dhe kush ia ka paguar hotelin”- tha Basha.

Sipas Bashës, Skavica duhet dhe do mbetet pasuri publike, “të mbetet pronë e jona dhe jo t’i falet një kompanie pa eksperiencë në këtë fushë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura