Kompanitë do të testojnë stafin për drogë, në mënyrë që konsumi i kokainës të ulet dhe…

Sep 18, 2020 | 13:29
SHPËRNDAJE

Kompanitë do të detyrohen të testojnë stafin për drogë në përpjekje për të shmangur përdorimin e kokainës në zyra.

përdoruesit e kokainës (5)

Sipas “The Sun”, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, tha se kërkesa nga përdoruesit e klasës së mesme shpërndanin drogë duke përdorur fëmijë.

përdoruesit e kokainës (2)

Ajo tha se qeveria do të shihte rezultatet në mënyrë që propozimi i kandidatit për kryetar bashkie, Tory London Shaun Bailey, të zbatohej përtej kufijve.

përdoruesit e kokainës (1)

Nëse zgjidhet, ai do të kërkojë që kompanitë me 250 punonjës e lart, të nënshkruajnë një statut për testimin ndaj drogës. Rezultatet do të publikohen rregullisht për të identifikuar kompanitë që kanë numrin më të madh të përdoruesve.

përdoruesit e kokainës (6)

Patel i tha “The Sun”: “Unë mbështes çdo teknikë që do të zvogëlojë përdorimin e drogës. Droga ndikon tek të gjithë, qoftë në Londër, qoftë në vende të tjera”.

përdoruesit e kokainës (4)

Ndërkohë, Bailey tha mbrëmë: “Unë jam mirënjohës që Sekretarja e Brendshme po mbështet teknikën time për testimin ndaj drogës. Përdorimi i drogës ka shpërthyer në të gjithë Londrën, veçanërisht tek përdoruesit e klasës së mesme. Dhe kjo ushqen dhunën që shohim në rrugët tona. Ne duhet të veprojmë. Kështu që, unë do t’u kërkoj bizneseve me mbi 250 punonjës të kryejnë teste të rregullta dhe anonime për drogën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura