Komentet që ngjalli publikimi i dokumenteve nga Agron Tufa/ Reagojnë ish-studentët e Jorgaqit: E quajti Poradecin “liliput qesharak”

Sep 28, 2020 | 17:13
SHPËRNDAJE

Publikimi i dy dokumenteve për shkrimtarin dhe studiuesin Nasho Jorgaqi ka ngjallur jo pak reagime. Janë të shumtë ata që përgëzojnë shkrimtarin Agron Tufa për këtë publikim. Mes tyre njerëz të njohur e të panjohur, njerëz të letrave apo ishstudentë të Nasho Jorgaqit, i cili për vite me radhë ka qenë pedagog në Fakultetin e Histori Filologjisë, në Degën e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë. Postimi i Tufës është pasuar nga qindra komente.

nasho jorgaqi“E papritura është e pritur, thuhet. E kam pasur profesor të letërsisë në Fakultet. Keqardhje për kohën e humbur”, shkruan poeti Izet Duraku. E ashpër në reagim është edhe përkthyesja e poetja Ana Kove. “I neveritshëm! E kam pasur pedagog! Nuk e harroj kurrë leksionin e tij për Lasgushin, në pranverë 1987 mbase, të cilin e quajti për lirikën filozofike, shprehimisht ‘liliput qesharak’, dhe Blerinda Idrizi, vajza e Rinush dhe Frida Idrizit, doli nga leksioni në shenjë proteste”, shkruan ajo.

Piktori Avni Delvina shkruan: “E bëri të famshëm partia dhe shkroi romanin e ‘lavdishëm’ të një prej institucioneve agjenturore më të ‘famshme’ të botës, Sigurimit të Shtetit, që kërkonte sekretet e bombës atomike, duke dhënë një shifër marramendëse prej 600 dollarësh…. sa plehra paska pas ky vend!”. Shumë prej komentuesve kanë qenë studentë të Jorgaqit. Njëri prej tyre, Skënder Guma, shkruan: “Që kur mbrojta diplomën si student i GjuhëLetërsisë në vitin 1972, prej një pyetjeje provokative të N. Jorgaqit, mbi veprën letrare të Kadaresë, objekt i temës sime, e kam pasur tërë jetën dyshimin që ai ish i përkëdhelur dhe b/p i Sigurimit. Të falënderoj që ma zgjidhe rebusin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura