Koloneli izraelit tregon si mund të izolohen çarjet e apartamentit në Durrës dhe bën apel: Mund të jetoja brenda tij dhe me fëmijët

Dec 12, 2019 | 10:26
SHPËRNDAJE

80039398_2671230826256507_2734365837799456768_o

Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i këtij apartamenti, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij.

Ai këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë.

Duhet të themi që këto kolona këtu janë pjesa më e rëndësishme e objektit, ndërtesa bazohet mbi kolona dhe trarë. Janë të plota, të padëmtuara, objekti është i qëndrueshëm, solid.

I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”, tha koloneli./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura