Kolegji Universitar “Wisdom” me një histori suksesi 20 vjeçare

Sep 16, 2019 | 17:16
SHPËRNDAJE

Parimi universal i qëndrueshmërisë së çdo sipërmarrjeje është tradita dhe cilësia. Vënë në kontekstin edukativ të Arsimit të Lartë ky parim bëhet edhe më sfidues, por jo i pamundur për t`u përmbushur.

1

 

I tillë është rasti me Kolegjin Universitar “Wisdom”, i cili për më shumë se një dekadë vazhdon të nxjerrë breza dhe gjenerata të diplomuarish me sukses në fushën e drejtësisë, psikologjisë dhe ekonomisë.

Kjo arritje e Kolegjit Universitar “Wisdom” është produkt i një iniciative çerek shekullore e Shoqërisë “Wisdom” në fushën e arsimit, më specifikisht atë profesionale të mësimit të gjuhëve të huaja.

Vlen të theksohet se Shoqëria “Wisdom” sh.p.k. ka më shumë se 20 vjet që operon në fushën e mësimdhënies dhe në atë të aftësimit profesional nëpërmjet organizimit të kurseve të gjuhëve të huaja.

Në këtë kuadër, Qendra e Kurseve të Gjuhëve “Wisdom ”, zotëron të drejtën dhe organizon rregullisht provimin ndërkombëtar të toefl. Që  prej vitit 2006 është e licencuar për dhënien e provimit ndërkombëtar të TOEFL-it IBT (Internet Based) në Shqipëri.

“Wisdom” është një emër i qëndrueshëm në gamën e gjerë të institucioneve arsimore, i cili ka ndjekur me rigorizitet misionin e ruajtjes së cilësisë në arsimin e lartë. Për këtë arsye Kolegji Universitar “Wisdom” është licensuar ndër të parët institucione të arsimit të lartë në vendin tonë, me VKM nr. 672, më datë 27. 09. 2006 dhe është akredituar me Vendimin e Bordit të Akreditimit Nr.103, datë 10.11.2017 “Për akreditimin periodik të Institucionit të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar “Wisdom”.

Kolegji Universitar “Wisdom” përfshin dy fakultete: Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakuteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore .

Fakulteti i Drejtësisë ofron disa programe studimi, të cilat janë të akredituara në mënyrë periodike sipas ligjeve në fuqi për Arsimin e Lartë nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë.

Program Studimi Bachelor në `Drejtësi`

Master i Shkencave në `E Drejtë Civile dhe Tregtare `

Master i Shkencave në `E Drejtë Penale`

Program Studimi dyvjeçar profesional i arsimit të lartë `Asistent Ligjor`

Program Studimi dyvjeçar profesional i arsimit të lartë `Agjent i pasurive të paluajtshme`

 

 

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore ofron programe studimi të akredituara nga ASCAL:

 

Program studimi Bachelor në: `Financë-Bankë`

Program studimi Bachelor në: `Menaxhim Biznesi`

Master i Shkencave në: `Administrim Biznesi`

Programi studimi Bachelor në: `Psikologji`

Master i Shkencave në: `Psikologji Shkollore dhe Edukimi`

Program studimi dyvjeçar profesional i arsimit të lartë: `Asistent Administrativ`

Program studimi dyvjeçar profesional i arsimit të lartë: `Asistent Social`

 

Këto programe studimi, ndër vite, kanë formuar për nga pikëpamja profesionale një plejadë juristësh, ekonomistësh dhe psikologësh, të cilët tregu i punës i ka mirëpritur menjëherë pas diplomimit. Alumni-t e Kolegjit Universitar `Wisdom`, sot janë pjesë e stafit të administratës shtetërore, gjyqësorit, sistemit arsimor, sektorit jopublik të biznesit dhe sipërmarrjes private. Specializimi  i studentëve është bërë i mundshëm pranë Kolegjit Universitar `Wisdom`, pasi në qendër të misionit të këtij institucioni është kërkimi shkencor, i cili lëvrohet nga struktura e posaçme të ngritura pranë Kolegjit Universitar `Wisdom`. Një trajtim i veçantë është parashikuar nga Kolegji Universitar `Wisdom` për studentët në nevojë dhe ata me rezultate të larta, të cilët kanë mundësi për të përfituar bursë studimi.

Mundësitë e shkollimit në fushën e arsimit të lartë janë të shumta, po ashtu janë edhe zgjedhjet që individi mund të bëjë sot për të marë diplomën e vlerave të merituara nga një profesorat i denjë. Megjithatë, këto mundësi kufizohen, në rast se dikush zgjedh të besojë tek vlerat e vërteta akademike dhe qëndrueshmëria ndër vite e një institucioni të arsimit të lartë, siç është Kolegji Universitar `Wisdom`, motoja e të cilit mbetet “Le të na udhëheqë dituria”!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura