Kokaina rekord/ Gazetarja: Ja ndërhyrja që kishte kontenieri me drogë, debati i ashpër mes policisë dhe hetimit tatimor

Mar 8, 2018 | 21:16
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja sa i takon drogës së kapur në Maminas, në magazinat e kompanisë Arbri Garden.

Sipas saj, ditën që u zbulua droga në kontenier, oficerët e policisë gjyqësore thonë që pasi kanë hyrë në kontenier rezulton që në pjesën e djathtë, fundore të kontenierit, ka pasur ndërhyrje, llamarina ishte e lëvizur dhe kishte gjurmë silikoni, cka sipas gazetares ngre dyshime të forta që kontenieri mund të jetë hapur edhe në autoritetet e vendeve të tjera.

gazetarja lala

Lala ndër të tjera tha ne emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili edhe se ditën e kontrollit ka pasur një debat të ashpër mes agjentëve të hetimit doganor dhe policisë, pasi kjo e fundit kërkonte që kamioni të lëviste për të shkuar në destinacion, ndërsa hetimit doganor nuk donte këtë gjë, duke këmbëngulur se e kishin pikasur drogën ata.

Gazetarja tha se mund të ketë një shpallje të menjëhershme në kërkim ndërkombëtar të pronarit të kompanisë, Arbër Cekaj.

Ka një sërë letërporosish të nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Kolumbi, Ekuador, Maltë e Gjermani.

Do pyeten autoritetet e huaja në Maltë e në Gjermani, ku do pyetet për aktivitetin që Arbër Cekaj. Në Gjermani Cekaj tha Lala, ka një martesë me një shtetase gjermane dhe do kërkohe informacion për kontaktet që ka në këtë shtet, personat që ka kontakte, nëse ka shkembime në fushën e biznesit.

Cekaj mban edhe mbiemrin Jansen, përvec mbiemrit Cekaj, nga një martesë ligjore me shtetasen gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura