Policia italiane ka vënë në pranga 22 personave, në vijim të hetimeve të nisura që në vitin 2016, për rrjetin e trafikut të kokainës që nga Holanda në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni është koduar ‘Sottobosco’ dhe u zhvillua në lokalitete të Emilia Romagna, Toskanë, Lombardi dhe Sicili.
Banda arabo-shqiptare ishte e specializuar në importin e kokainës nga Holanda me lodhjet dhe rrjetin e krijuar atje.
Sipas hetuesve, ky ishte vazhdim i hetimeve të nisura që më 2016, të cilat kishin dokumentuar me prova aktivitetin e bandës për trafikun e kokainës, e cila merrej në Holandë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al