Koalicioni qeverisës dhe fushata/ Kryemadhi takim me Bashën në selinë e PD-së

Feb 23, 2021 | 20:28
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të rakorduar hapat e opozitës drejt zgjedhjeve.

kryemadhi-mediu-basha

LSI garon me listën e saj, ndërsa PD dhe aleatët do të regjistrohen si koalicion, duke u përfshirë në 1 listë.

Opozita e bashkuar do të firmosë së shpejti marrëveshjen për qeverisjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë takimit të sotëm, është diskutuar edhe agjenda e përbashkët e opozitës për fushatën zgjedhore në Shqipëri për 60 ditët e mbetura.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura