“Koalicion apo kandidat të pavarur”/ Vangjeli-Berishës: Pranoni që do dilni me LSI-në, ja si do quhet bashkëpunimi

Jan 27, 2022 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi dy skenarët me të cilët ai dhe mbështetësit e tij mund të shkojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 mars.

lorencvangjeli

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se një prej mundësive ishte një koalicion me parti të tjera, ose dalja me kandidat të pavarur.

Për këtë deklaratë reagoi gazetari Lorenc Vangjeli, i cili i kërkoi Berishës pranojë se marrëveshja tashmë është mbyllur me LSI dhe se emri i koalicionit do të jetë Partitë Demokratike.

Diskutimi në studio:

Vangjeli: Pse nuk rrëfeni që jeni duke mbyllur në mos e keni mbyllur marrëveshjen me LSI për të hyrë në zgjedhje dhe madje emri i koaliacionit tuaj do të jetë Partitë Demokratike!

Fevziu: Ka negociata me LSI ?

Berisha: Me të gjitha partitë.

Mejdini: Nuk mund të futeni në koalicion kur nuk jeni regjistruar si parti politike. Kandidatët tuaj do të jenë si të pavarur ?

Berisha: Do të jenë kandidatë të aleancës.

Mejdini: Aleanca përfaqësohet nga parti, ju nuk përfaqësoni një parti…

Berisha: Përfaqësojmë revolucionin.

Vangjeli: Emri i koalicionit është partitë demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura