KLSH auditon prokurimet, 19% e procedurave anulohen, ka efektivitet të ulët

SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar sistemet e teknologjisë së informacionit të Agjencisë së Prokurimeve duke vënë theksin tek disa aspekte nga rritja e sigurisë së lundrimit në faqe tek plotësimi i strukturave menaxhuese me stafin e përshtatshëm.

klsh

I njëjti raport nënvizon se në sistem hidhen herë pas here të dhënat në mënyrë të gabuar. “Procedurat e Prokurimit të shpallura kanë një shkallë të lartë prej 19% të anulimit(vlerës së fondit), duke treguar se puna e AK për përgatitjen e procedurave (përcaktimi i nevojave, studimi i tregut, hartimi i dokumentacionit në përputhje me legjislacionin) është e pa mjaftueshme dhe ka nevojë për përmirësim. Mos kryerja në kohë e investimeve duhet të konsiderohet jo vetëm si mos efektivitet në përdorimin e burimeve por impakti negativ i tyre ka një spektër me të gjerë “nënvizon KLSH.

I njëjti raport thekson se nga analiza e procedurave të publikuara dhe të kryera me përfundim lidhje kontrate rezultojnë me risk 393 procedura me fond të prokuruar 8,767,669,428 lekë të cilat janë lidhur në muajt janar-shkurt si rrjedhojë e kohës së limituar në përgatitjen e dokumentacionit përkatës si dhe zhvillimit të procedurave të prokurimit.

“Paraqesin risk të lartë në lidhje me kohën e nevojshme për zbatimin e kontratave 435 procedura me fond 8,248,475,384 të cilat janë lidhur në muajin dhjetor 2017” thuhet në raport.

Një tjetër aspekt ku ndalet KLSH është ai për procedurat e negocimit pa shpallje paraprake. Më herët me një rekomandim të paraqitur pranë APP, KLSH-ja kërkoi që të merreshin disa masa që të çonin në ulje të procedurës duke shkuar drejt në konkurrimi më të drejtë dhe të hapur.

“Autoritetet Kontraktore gjatë vitit 2017 kanë përdorur në një shkallë të lartë procedurën me negocim pa shpallje paraprake e cila zë 31.8% të numrit total të procedurave të prokurimit, të zhvilluara apo 8.3% të vlerës totale. Në fund të vitit 2017 dhe gjatë vitit 2018 situata është përmirësuar ndjeshëm si rezultat i masave të mara nga APP por efektiviteti i procedurave te prokurimit ngelet i ulet” thuhet në raportin e KLSH. Monitor

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.