Klodi Lesi flet nga burgu: Biseda e fundit me gruan para se ta vrisja

Feb 5, 2016 | 14:18
SHPËRNDAJE

Shqiptari Klodi Lesi i cili vrau gruan greke me thikë dhe pas krimit të rëndë u arratis së bashku me djalin e vogël 4-vjeçar për 18 ditë derisa ra në duart e policisë, ka folur në intervistën e tij të parë për “Protothema” nga burgu i Diavata.

P.TH: I keni kërkuar falje familjes së gruas dhe fëmijëve tuaj për atë që ndodhi. A mendoni se kjo është e mjaftueshme?

“Natyrisht që nuk është e mjaftueshme, ishte hera e parë dhe deklarata e parë që do të bëja gjithshka të mundshme për të mos e lënë faljen vetëm si një fjalë, por të materializohet në praktikë si një pendim i sinqertë”.

ImageHandler

P.TH: Të kthehemi pas në atë ditë. Çfarë mbani mend?

“Telefonata e fundit që i bëra gruas për të marrë fëmijën, ajo u përgjigj dhe më tha se nuk do t’i shihja më fëmijët e mi dhe për këtë qëllim kishte marrë edhe avokatë. Unë u zemërova shumë, sepse ajo do të më privonte nga ajo që kam më të çmuar në jetë dhe shkova atje për të gjetur një zgjidhje. ”

P.TH: Çfarë ndodh më pas?

“Sapo vajta në shtëpi deri në arrestimin tim unë nuk mbaj mend asgjë. Ende nuk mund ta besoj që e kam bërë këtë”.

P.TH. Pse e morët me vete djalin e vogël?

“Ndoshta për shkak se ndalimi që më bëri gruaja për të mos e marrë fëmijën kishte mbetur në mendjen time. Që për Krishtlindje kisha që nuk i kisha parë fëmijët dhe kishim rënë dakord për t’i marrë të dy për dy ditë. Mëngjesin e asaj dite, në vend që të merrja fëmijët, ajo më telefonoi dhe më tha se ata nuk do t’i shoh kurrë përsëri”.

P.TH:. Natyrisht që ju donit të shpëtonit me djalin tuaj dhe të shkonit në Shqipëri, por e patë që kjo ishte e pamundur. I keni kërkuar dikujt ndihmë?

“Në asnjë rast unë nuk kam dashur të kthehem në Shqipëri. Kam dashur gjithmonë të qëndroj pranë fëmijëve të mi dhe për këtë arsye u ktheva nga Italia ku kisha emigruar”.

P.TH:. Ku shkove gjithë këtë kohë. Fshehja? A e kishe menduar që të dorëzoheshe?

“Nga dita e parë e ikjes sime nuk kisha celular. Sepse ishte pezulluar numri. Kështu që unë nuk munda të komunikoja me askënd. Kisha frikë të dorëzohesha, sepse kisha menduar se para syve të një fëmije, policia dhe këto imazhe do të dukeshin shëmtuar dhe do mbeteshin në kujtesën e fëmijës tim”.

P.TH:. Çfarë do të dëshironit t’i thoni fëmijëve tuaj? Nëse do pyesin pse e bëtë këtë?

“Edhe në këtë moment unë nuk e kuptoj dot pse e kam bërë. Unë ende mendoj se gruaja ime jeton dhe besoj se koha dhe ndëshkimi do të më ndihmojë për të gjetur atë që unë do të them fëmijëve të mi”.

Përshtati nga “Protothema”: A.L

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura