Klinton Zeqiraj: U ndava nga Luzja pas 3 vitesh lidhje, aq ishte, mbaroi

Feb 11, 2016 | 10:26
SHPËRNDAJE

Pas gati tri Vitesh Lidhje, balerini Klinton Zeqiraj deklaron ndarjen nga aktorja e humorit Renada Caci, e njohur si Luzja e “Portokallisë”. Klintoni, i cili tashmë është moderatori i programit të ri muzikor të përditshëm “Mess” në “Channel One”, foli për “Panoramën” rreth ndarjes: “S’është se morëm ndonjë vendim, thjesht erdhën gjërat ashtu”.
klinton zeqiraj5

Pyetjes nëse ndodhi diçka që i çoi në ndarje, ai iu përgjigj: ”Jo, kaq Ishte, mbaroi…”.

Nga ana e saj, Renada nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ndarjen, madje as fotot çift nuk i ka fshirë ende nga rrjetet sociale.

Edhe pse ajo kishte diferencë moshe tetë vite më e madhe se Klintoni, në intervista të ndryshme kishte deklaruar se ishte e dashuruar kokë e këmbë me Klintonin.

Ata bashkëjetonin në Tiranë, dhe kalonin shumë kohë bashkë duke u etiketuar si çifti që s’ndaheshin kurrë nga njëri-tjetri. Ndër kujtimet e tyre më të bukura ishin ato të pushimeve në Sarandë, qyteti i Klintonit dhe verën e kaluar në ishullin i Korfuzit, ku bënin përshtypje me trupat e tonifikuar.

Përveç Klintonit që e ka ndihmuar baleti dhe moda të ketë fizik elegant, Renada arriti elegancën me dietë, duke hequr 30 kilogramë nga pesha e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura