Klinton në Tiranë, shtypi i huaj pasqyron vizitën

Nov 1, 2012 | 16:00
SHPËRNDAJE
Klinton ne Kuvend/ Washington Post

Mediat e huaja kane raportuar sot per viziten e sekretares amerikane te Shtetit Hillari Klinton ne Tirane.

“The Washington Post” ne nje artikull te vetin, duke raportuar per fjalen e Klinton ne Kuvendin e Shqiperise, ka cituar ate pjese te fjales ku sekteraja ka sqaruar se pse ajo dhe ish rivali i saj Obama punojne bashke. “Hillary Clinton explains why she and President Obama get along”, eshte titulli i lajmit te kesaj gazete.

Sipas raportimit, Klinton duke treguar se gjendet shume here perballe pyetjes se si ajo punon tashme me ate qe ishte dikur rivali i saj ka thene: Ne te dy e duam vendin tone!.

“Më besoni, kam bërë gjithçka që unë mund të mundë atë,” vuri në dukje ajo, duke u shoqeruar nga buzeqeshjet dhe duartrokitjet e politikaneve shqiptare.

Sipas gazetes, Klinton nuk ka thene asgje rreth kesaj fushate e as planeve te saj pas zgjedhjeve.

AFP:

Agjencia AFP ne raprtimin e saj shkruan se Clinton u ka kërkuar rivalëve politike në Tiranë që t’i japin fund grindjeve. “Qe nga viti 2009, Shqiperia gjendet perballe nje situate politike shoqeruar me tensione mes qeverise se djathte e opozites socialiste” – shkruan agjencia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura