Klientët këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, si funksiononte skema e krijuar nga kosovari! Sekuestrohen dy llogari me kriptomonedha me vlerë 135 mijë euro dhe…

Jul 15, 2023 | 11:33
SHPËRNDAJE

Policia ka shpallur në kërkim administatorin e një subjekti ku klientët këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas. Por këto para, të cilat nuk gjurmohen për origjinën e tyre, ishin të padeklaruara pranë organeve kompente.

euro

Policia ka shoallur në kërkim shtetasin kosovar, 48 vjeçarin me iniciale R. N.,i cili ishte administrator i subjektit ndërsa u procedua në gjendje të lirë punëtori, 22-vjeçari me iniciale R. B., banues në Tiranë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 48 vjeçarit.

 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas.

Peocedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Crypto”, në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura