Shqiptarja demokrate Buta Biberaj ka fituar zgjedhjet për postin e prokurorit në prefektuaren Loudon, Virginia.
Në garë ishin Buta Biberaj e cila fitoi 52,303 vota (49.5%), ndërsa kundër kandidates Nicole Wittmann e cila mori 50,218 (47.5%).
Shumë e njohur si avokate dhe gjyqtare – me një përvojë prej më shumë se 25-vitesh — në zonën e shtetit Virginia ku jeton, ajo ka vendosur që të kandidojë si anëtare e Partisë Demokrate Amerikane për Kryeprokurore e qarkut ose zonës administrative Loudon, në zgjedhjet që do të zhvillohen atje javën që vjen.
Bude Biberaj, për disa muaj tani, ka zhvilluar një fushatë mbresëlënse për këtë post, duke siguruar edhe mbështetjen e gazetës së famëshme të kryeqyteti amerikan, The Washington Post dhe përkrahjen e shumë personaliteteve të politikës dhe drejtësisë amerikane, përfshir edhe ish-Prokurorin e Përgjithëshëm të Shteteve të Bashkuara, në administratën e Presidentit Obama, Eric Holder. / Botasot
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al