“Kjo është pjesa që vdes”- Olta Gixhari e emocionuar për shtatzëninë. Nis blerjet për bebin dhe tregon barkun e rrumbullakosur me fotot e ëmbla

May 28, 2020 | 11:40
SHPËRNDAJE

Olta Gixhari ka nisur përgatitjet për mirëpritjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Aktorja shqiptare, e cila është në pritje të ëmbël, ka dalë të bëjë shopping për ti blerë rrobat e para bebit.

Olta publikoi foto nga dyqani me rroba për foshnje dhe shkroi se kjo është pjesa e saj më e preferuar  shtatëzënisë.

“Kjo është pjesa që vdes,”- shkroi ajo në foto.

Ndërsa publikoi edhe disa imazhe ku duket tashmë barku i saj i rrumbullakosur.

Lajmi se aktorja është shtatzënë me partnerin e saj misterioz u përhap vetëm pak kohë më parë.

Olta publikoi një foto me partnerin, duke i mbuluar fytyrën dhe shkroi: “Mami dhe babi.”

Nuk dihet ende gjinia e foshnjes dhe sesa muajshe shtatzënë është aktorja, e cila ka vendosur që të mos tregojë shumë detaje.

Prej disa kohësh ajo është zhvendour për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj.

  

        

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura