VIDEO/ “Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra”- Rama tregon çfarë do të ndodhë me qarkullimin e automjeteve: Do të kemi një plan të…

May 27, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo do të jetë java e fundit e ndalimit të qarkullimit të automjeteve nga një qytet në tjetrin.

kkkkk

Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, e zonave të kuqe. Kjo javë do të jetë e fundit me ndalim kalimi përtej kufirit të çdo zone të kuqe. Detajet të premten kur të dalë urdhri zyrtar i autoriteteve shëndetësore”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se do të prezantohet një plan i përgjithshëm i rimëkëmbjes ekonomike.

“Shumë shpejt do të prezantojmë planin e përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, që jo vetëm të zhdukim pasojat e kësaj kohe dreqi por të dalim edhe më të fortë nga kjo vuajte kolektive. Do të investohemi me të gjithë energjitë tona dhe qysh prej fillimit të qershorit do të rihapen kantieret e ndërtimit dhe deri në fund të vitit shumë njerëz do të hyjnë në shtëpi të reja. Do të hapen kantiere për lagje të reja. Do të realizojmë edhe një plan investimesh që do të injektojë shumë fuqi në ekonominë e vendit. Do të frymëmarrjen e organizmit të këtij vendi që është goditur fort por nuk është rrëzuar”, u shpreh gjithashtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura