Kishte urdhër mbrojtje, por… gruaja denoncon burrin në Polici dhe e çon pas hekurave

Jan 25, 2021 | 10:05
SHPËRNDAJE

dhune-fizike-640x480

Policia i ka vënë prangat një 47 vjeçari, banues në Levan të Fierit, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Efektivët morën denoncimin për shtetasin S. Gj., i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D. Gj.

32 vjeçarja ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje ndaj bashkëshortit, por kjo nuk e ka penguar 47-vjeçarin t’i afrohet, e madje ta dhunojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura