“Kishim që në orën 11:00 që pinim”, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit që vrau të riun në Kavajë

Dec 9, 2019 | 21:33
SHPËRNDAJE

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 29-vjeçarit Marjus Ismailaj, në Kavajë, mbrëmjen e sotme.

Xhevdet Leçini, 60-vjeç, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

kavajee

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Leçini, sipas “BalkanWeb”.

Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit./ BW

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura