Kisha: Po vihet në rrezik harmonia fetare në vend

Aug 26, 2015 | 14:19
SHPËRNDAJE

Kisha Ortodoske ka reaguar zyrtarisht lidhur me prishjen e objektit të kultit në Dhërmi, që sipas qeverisë, ishte një kioske e ndërtuar pa leje.

Janullatos
Në një njoftim për mediat Kisha thekson se me prishjen e objektit në Jug të vendit po vihet në rrezik harmonia fetare në Shqipëri.

“Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit të shpallur në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në mënyrë të njëanshme prishjen e një objekti kulti ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër, duke marrë iniciativa dhe angazhime që nuk i takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje në çështjet e brendshme fetare. Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare”, thuhet në njoftimin e Kishës.

Sipas zyrës së shtypit “Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku me Komunitetin e Sant Egidios dhe Kishën Katolike në Shqipëri, në fillim të muajit shtator, përgatiten për të pritur veprimtarinë e madhe ndërfetare “Paqja është gjithmonë e mundshme”, ku do të marrin pjesë 500 delegatë, nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota, një ngjarje historike për Shqipërinë, veprime të tilla bien ndesh me frymën që ajo promovon dhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura