“Kisha djalin për dore dhe dora filloi t’i ftohej”- Tragjedia e familjes Cara, shpëton vetëm kryefamiljari, të afërmit: Ai s’e di që e ka humbur familjen

Nov 29, 2019 | 16:49
SHPËRNDAJE

Janë përcjellë sot për në banesën e fundit 6 anëtarët e familjes Cara, të cilët nuk arritën t’i mbijetonin tragjedisë së 26 nëntorit. Në tryezën e pasmortit, i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Në një bashkëbisedim me kryeministrin, të afërmit e familjes Cara tregojnë se kryefamiljari, Albert Cara, i vetmi që u nxor i gjallë nga rrënoj, i cili u dërgua drejt Italisë për kurim pas plagëve të marra, nuk e di që i është shuar e gjithë familja.

rama

Ai nuk e di që kanë vdekur të gjithë, por diçka  e di, sepse kur i shkoi e motra në spital e pyeti: më thuaj kush ka vdekur, më thuaj emrin. I ka thënë se djalin e  kishte për dore dhe se dora kishte filluar t’i ftohej”, tregon njëri nga familjarët.

Viktima të tërmetit tragjik, në familjen Cara mbetën: Fatmira Cara 54-vjeç, Hasan Cara 16-vjeç, Ankthi Cara 65-vjeç, Almir Cara 26-vjeç, Stela Zvergeci 20-vjeç,e fejuara e Almir Cares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura