Keti Bazhdari takim me ekspertë të sportit: Jo premtime që nuk mund të mbahen

Apr 20, 2015 | 22:37
SHPËRNDAJE

Kandidatja per kryetare bashkie ne Shkoder, Keti Bazhdari eshte takuar sot me specialistët më me emër të sportit në Shkodër në vazhdën e konsultimeve me grupet e interesit për përfundimin e plotësimeve të programit elektoral. 

Duke diskutuar nevojat imediate të organizmave sportive, theksi u vu edhe tek mënyra e trajtimit të sportistëve dhe veteranëve të sportit si nga ana morale ashtu edhe në anën finaciare; krijimi i hapësiarave të reja që sportistëve ti garantohen mundësitë për përgatitje; krijimi i akademive sportive edhe për sportet e tjera, ishin gjithashtu disa nga pikat e programit te Bazhdarit.

Keti Bahzdari ne Shkoder me eksperte te sportit

Në 2019 do celebrohet edhe 100 vjetori i themelimit te shoqerise Vllaznia dhe në këtë kuader në platformën e drejtimit të bashkisë është parashikuar ngritja e një muzeu sportiv nën moton “100 vite histori, 100 vite krenari” për të përjetësuar kontributin e brezave të tërë.

Në fjalën e saj zonja Bazhdari u shpreh se, bashkia duhet të marrë përsipër të bëjë gjëra që duhen bërë dhe jo premtime që nuk mund të mbahen. 

“Pavarësisht se nuk jam eksperte e fushës, në periudhen e parë timen kam qënë pjesë e një klase sportive dhe vlen te përmendet puna e mësuesve në atë kohë që shërbejne si shembull edhe per mesuesit që janë sot. Në këtë kuadër bashkia duhet të marrë përsipër të bëjë gjëra që duhen bërë dhe jo premtime që nuk mund të mbahen. Në rradhë të parë transparencë dhe marrje vendimesh me kolegjialitet duke vënë rëndesinë në krijimin dhe thellimin e mardhënieve publik-privat ku t’i jepet rëndesi jo vetëm sportit në nivelin garues por edhe në nivelin edukues dhe argëtues. 72 % e buxhetti të bashkisë është shpenzuar në paga dhe mirëmbajtje ku nuk hyn sporti të cilit i kushtohet pak hapësirë, ndërsa në Këshillin Bashkiak trajtohet me shumë jo seriozitet”, tha Bazhdari.

 Ndër shqetesimet kryesore të ngrituara ishte ai i mjeshtrit te sportit në Futboll Hysen Zmijani i cili theksoi problematikat e akademisë së futbollit Vllaznia ku 10 ekipe stërviten në një fushë të vetme sportive e sipas tij ky është një skandal i futbollit dhe përfaqësuesve të tij. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura