Këtë nuk e keni ditur, Lorik Cana mban një ‘rekord’

Nov 11, 2017 | 22:30
SHPËRNDAJE

Legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është i ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka treguar arsyet e largimit dhe gjithashtu synimet e tij për të ardhmen.

57873-640-0-5a07614ba080e

Gjatë intervistës, moderatori Ermal Mamaqi pyeti Canën si i duket trajneri i ri i Kombëtares dhe si arrijnë të komunikojnë lojtarët me të duke e pyetur nëse të gjithë ata dinë italisht.

“Një pjesë e madhe dinë italisht, kurse djemtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë pak vështirësi. Duhet gjithmonë një përkthyes aty. Unë e kam kryer me vite këtë rol me Giannin”, u shpreh Cana ndërsa Ermal Mamaqi shtoi: “Ti je mjeshtër me gjuhët, di nja 7 gjuhë”, duke zbuluar kështu këtë kuriozitet për Canën.

Dhe po, duket e pabesueshme, por ish-kapiteni i Kombëtares di 7 gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbisht, pak turqisht dhe sigurisht shqip./Xing.al

A do ti zërë vendin Armand Dukës? Lorik Cana befason me përgjigjen

Lorik Cana nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të drejtojë Kombëtaren shqiptare, por i ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ai ka pranuar se synon edhe më shumë.

57861-640-0-5a075fc46f1a6

I pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi nëse pas largimit ka ndërmend të bëhet trajner i Kombëtares…apo do të zëvendësojë Armand Dukën, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Cana me përgjigjen e tij la të kuptohet se nuk ia ka vënë syrin ndonjërit prej këtyre pozicioneve, por në fund shtoi se kjo gjë edhe mund të ndodhë.

“Sinqerisht jo… a mund të bëhem? Pse jo!”, u shpreh Cana.

Cana flet pa doreza: Gruaja më ndjek ngado, deri në …

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me  Ermalin’ ka folur për atë se çfarë ndodh në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të ndeshjes.

lorik cana

I p[pyetur se partnerja e cilit prej lojtarëve e ndjek ngado, deri në dhomat e zhveshjes dhe deri në parkim.

Ai tha se është gruaja e tij.

Po ashtu Cana nuk ka lënë pa komentuar edhe futbollistet, duke thënë se Mergimi është më i turpshmi dhe me i rregullti. “Është fiks për martesë” tha Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura