“Këta çunat modernë të Rilindjes e kanë për turp punën”, Kryemadhi: Më 25 prill, 3 milionë shqiptarët do i japin dërmën…

Oct 24, 2020 | 12:22
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me votues për herë të parë, i ka bërë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike e të marrin në dorë fatet e tyre që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre e të ndërtojnë të ardhmen.

Pyetja që bëjmë herë pas here është sa nga ju duan të ikin jashtë se nuk ndihen të sigurt në Shqipëri. Shumë të rinj e të reja, kanë dëshirë për tu larguar, me dhimbje se nuk shikojnë mundësinë e krijimit e realizimit të ëndrrave të tyre në Shqipëri.
Mungesa e arsimit cilësor, prespektivës së punës nesër, një page të mirëpaguar, e shumë gjërave të tjera që sot ka nevojë një i ri, jo vetëm shkollën e mesme, universitetin, që në shumicën e rasteve është konflikt interesi drejtpërdrejt me vetë ju e familjet tuaja se ju abuzoheni me mënyrën që ndjek ministria e Arsimit. Ajo që na ofrohet sot nga qeverisja nuk është Shqipëria shtëpia juaj, shtëpia e shqiptarëve. Me mënyrën si qeveriset sot Shqipëria cdo ditë e më shumë shkretohet, varfërohet nga ana intelektuale e profesionale, por nga rinia shqiptare”.

Ndërkohë që jemi 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, Kryemadhi tha se më 25 prill, “3 milionë shqiptarët do i japin dërmën kalbëzimit të kësaj klase politike që ka marrë peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve”.

“Nesër i bie fiks 6 muaj me ditën e zgjedhjeve, mos ndaloni, kontaktoni me miqtë e familjarë tuaj, bindini ata. Ne 6 muaj do luftojmë me cdo mentalitet, me cdo të ri e të re që do të largohet, për të luftuar e për ti bërë ballë cdo presioni, mashtrimi e intimidimi të qeverisjes se grupit mafioz të Edi Ramës se më 25 prill 3 milionë shqiptarët do i japin dërmën kalbëzimit të kësaj klase politike që ka marrë peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë unë ndihem entuziaste se jam e bindur që Shqipëria ka të ardhme”, tha ajo.

Zgjidhja e situatës tha Kryemadhi është duke pasur vizion dhe ide për ta ndryshuar realitetin. Ndaj ajo i ftoi të rinjtë në LSI, që tha se është partia e tyre.

“Kjo situatë ka një zgjidhje që është shumë e thjeshtë, që në radhë të parë kërkon dëshirë e botëkuptim të hapur, të politikanëve e sidomos kryetarëve të partisë.
LSI është partia e të rinjve, LSI i ka dhënë prioritet të rinjve, ka krijuar hapësirë dhe infrastrukturë për djem e vajza që sot janë vërtet krenaria e LSI, fuqia e LSI.
Ndaj detyra jonë nuk është ti përdorim të rinjtë dekor të rrënimit të shtëpive të tyre që dhe pse i ka dëmtuar tërmeti, qeveria e bashkia e Tiranës vazhdon t’ju grabisë pronat.
Të rinjtë duhet të reagojnë, mënyrën e kanë shumë të thjeshtë të marrin në dorë fatet e tyre, të bëhen pjesë e vendimmarrjes, që s’do të thotë të përkrahësh një kryetar partie por të kesh vizion e ide dhe ti realizosh ato. LSI do jetë foltorja juaj, per te marre vendimet tuaja, per te ndryshuar kete realitet te hidhur e per te ecur perpara”.

Kryemadhi ironizoi për fëmijët e “politikanëve të Rilindjes”, ku tha se për ta puna është turp.

“Këta çunat modernë të Rilindjes po të punojnë e kanë për turp ndërsa ne të LSI nuk e kemi për turp të ndihmojmë prindërit tanë, puna është nder për ne e kurrë mos u kompleksoni nga njerëzit “modernë” rrijnë e vegjetojnë mbi kurrizin e të rinjve të rejave si puna juaj”, tha kryetarja e LSI.

eb3c0a4a-c127-4eec-a51d-0816ebf9ba5b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura