Këshilli i Integrimit, Balla: Kemi progres në sigurinë ushqimore

Feb 23, 2021 | 9:27
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla, deklaroi dje falë reformës së qeverisë dhe mbështetjes së Bashkimit Europian se bujqësia është në rrugën e duhur për t’u zhvilluar.

balla

Duke iu referuar raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Europian, Balla tha se niveli i përgatitjes në këtë fushë është i mirë dhe gjatë 2019-2020 ka pasur progres në zbatimin e masave përkatëse në sektorin e sigurisë shëndetësore dhe veterinare.

“Bazuar në të dhënat nga INSTAT, ky sektor aktualisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total. Nëse i referohemi raportit të Bashkimit Europian, Shqipëria ka një nivel të mirë të përgatitjes në këtë fushë. Në raport Komisioni thekson se Shqipëria bëri një progres në zbatimin e masave përkatëse në sektorin e sigurisë ushqimore dhe veterinare. Politika e përbashkët bujqësore (PPB) e BE-së mbështet fermerët dhe zhvillimin rural, por sigurisht që kjo kërkon sisteme të forta menaxhimi dhe kontrolli. Nga ana tjetër, duhen respektuar dhe zbatuar edhe rregullat e përbashkëta të BE-së për politikat e cilësisë dhe bujqësisë organike. Referuar fushës së sigurisë ushqimore, politika dhe e drejta e BE-së ka për qëllim të mbrojë konsumatorët si dhe të garantojë funksionimin e tregut të brendshëm lidhur me produktet ushqimore. Të mos harrojmë se të gjithë jemi konsumatorë dhe siguria ushqimore lidhet direkt me jetën dhe shëndetin tonë, të fëmijëve dhe të afërmeve tanë dhe plotësimi i standardeve në këtë fushë duhet të jetë pavarësisht detyrimeve të anëtarësimit në BE”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura