Basha: Askush s’do zhvendosë vëmendjen e Bashkisë nga qytetari tek konflikti politik

Apr 30, 2013 | 15:49
SHPËRNDAJE
TIRANE- “Askush nuk do ta zhvendose vëmendjen e Bashkisë nga qytetari tek konflikti politik”. Keshtu eshte pergjigjur kreu i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha interesit te medias pas akuzave te këshilltarëve të Partisë Socialiste në adresë të Kryebashkiakut, për mbledhjen e  këshillit  Bashkiak
“Unë nuk bëhem pjesë e akuzave që tentojnë të zhvendosin vëmendjen e Bashkisë tek lufta politike. Është fare e kuptueshme. Dikush mund të zgjedhë, këshilltar apo jo këshilltar, mund të kenë shpresa për deputetë, që përpiqet të tërheqë Bashkinë e Tiranës në luftë politike. Ne bëjmë punën tonë, Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta, funksionon sipas këtyre rregullave dhe Bashkia e Tiranës ka një dhe vetëm një detyrë, të zbatojë ligjshmërinë dhe këtë po bën. Ne si Bashki, jemi të përkushtuar të vazhdojmë punën tonë. Këshilli Bashkiak merr vendimet e veta”- tha Basha.
Me heret aiishte i pranishem ne nisjen e punes per ndërtimin e rrugës “Miftar Gërbolli” e cila lidh rrugën “Don Bosko” me rrugën “Egnatia”, në njësinë bashkiake nr.11.

Kjo rruge u shërben rreth 4500 banorëve të rinj të kryeqytetit si dhe lehtëson ndjeshëm trafikun.  Rruga e cila do të përfundojë brenda 6 muajsh ka një gjatësi 300 metra dhe gjerësi 6 metra, me trotuare nga 1 metër në të dy anët e saj. Projekti parashikon dhe zëvendësimin e mureve rrethuese me kangjella, një standard i ri që Bashkia e Tiranës po sjell në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura