“Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor për të parë…”- Mbledhja në Këshillin Bashkiak, Endri Shabani: Duket se vullneti është që të vazhdohet të vidhet

Apr 22, 2024 | 19:25
SHPËRNDAJE

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endri Shabani është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ku kërkesat e opozitës nuk u pranuan.

WhatsApp Image 2024-04-22 at 19.17.13

Shabani tha se u kërkua ngritja e një komisioni hetimor për të parë se si është e mundur që për  një kohë kaq të gjatë abuzohet kaq shumë dhe nuk është vënë re.

Kjo kërkesë vjen pas arrestimit  të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të lidhur me dosjen “5D”.

Endri theksoi se fakti që kërkesa u rrëzua, praktikisht tregon vullnetin e mazhorancës për të vazhduar për të vjedhur.

Endri Shabani: Kërkuam ngritjen e një komisioni hetimor për të parë se si është bërë e mundur që për një kohë kaq të gjatë është abuzuar kaq shumë dhe nuk është vënë re. Të hetoheshin cilat kanë qenë kriteret e përzgjedhjen e kaq shumë drejtorëve që kanë përfunduar  pas hekurave dhe e dyta si është proceduar gjithë këto kohë, duke abuzuar deri në pikën që drejtori i shitjeve i shiste nga kompania private ujësjellësit ujë.

Mbledhja mbaroi kërkesat u rrëzuan. Sa i përket komisionit hetimor, thelbi këtu është a do kryesia e këshillit bashkiak, këshilli bashkiak, por edhe kryebashkiaku të distancohet nga vjedhjet. Mesa duket nuk duan të distancohet sepse mesa duket vjedhja është nga lart poshtë.

Këtu me pak fjalë mesazhi ishte ky: Drejtorët janë në burg, vjedhja do vazhdojë. Sepse nëse drejtorët do të shkonin në burg  dhe qëllimi do të ishte për t’i dhënë fund vjedhjes, do të ishin mbyllur shtigjet.

Dhe ngritja e një komisioni hetimor do të na jepte mundësinë të shikonim kush janë këto shtigje që janë shfrytëzuar dhe si mund të mbyllen. U rrëzua, kështuqë praktikisht i vullneti i mazhorancës në Këshill Bashkiak është që të vazhdohet dhe të vjedhin me shpresën se nuk do t’i kapi të gjithë SPAK. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë në Këshillin Bashkiak dhe me institucionet e drejtësisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura