Kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve/ LSI çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Beratit

May 26, 2021 | 15:56
SHPËRNDAJE

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë padi lidhur me vendimin KAS për qarkun e Beratit. 

KO

Kas miratoi rezultatin zgjedhor të 25 prillit, ku pas rinumërimit të 114 kutive, u rrëzua kërkesa e LSI për shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në këtë qark.

Pas rinumërimit të 114 kutive forca e drejtuar nga Monika Kryemadhi ngushtoi diferencën në 58 vota me PS-në, por që ishin pamjaftueshme për ti dhënë mandatin e deputetit.

LSI kishte listuar dy kërkesa kryesore për Beratin: Shpalljen e pavlefshme të votimeve në nivel qarku dhe përsëritje të zgjedhjeve. Avokati i LSI në KAS Altin Kaziaj kërkoi hapjen dhe numërimin e kutive në të gjitha QV-të e Beratit, ndërsa PS dha “OK”-in vetëm për hapjen e kutive të pretenduara në kërkesën ankimore.

Më herët LSI ka depozituar një kërkesë padi në Kolegjin Zgjedhor edhe për qarkun e Gjirokastrës.

Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin final lidhur me pretendimet për 25 prillin, pasi është organi më i lartë vendimarrës për çështjet elektorale.

SI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura