“Kërkoi falje nënave të veshura me të zeza!”- Gruaja nga Tropoja ka një apel për Berishën: I bëj thirrje patriotit tim…

Jan 18, 2022 | 13:28
SHPËRNDAJE

Gjatë takimit me Lulzim Bashën, një prej anëtareve të Lidhjes së Gruas Demokrate i bëri apel ish-kryeministrit Sali Berisha t’u kërkojë falje nënave të veshura me të zeza duke i kujtuar firmat piramidale.

I bëj thirrje patriotit tim t’i kërkojë falje nënave të Tropojës të veshura me të zeza. Të gjitha nënave që me një mënyrë apo një tjetër. Me firmat piramidale që u bënë në kohën e tij. Në kohën e moskthimit të pronave janë vrarë gjithë atë djem. Janë gjithë ato gjëra që nuk i arriti në kohën e vet Sali Berisha. Nuk duhet të vinte këtu që të gjuante nënat dhe gratë me gur atë ditë”, tha ajo.

Ndërkaq, një tjetër anëtare e LDGSH u shpreh se Berisha është e shkuara dhe hallin e “non grata”-s nuk mund t’ia zgjidhë Partia Demokratike.

Ne nuk jemi të lodhura kryetar dhe dua të prek atë shprehjen që the në Fier, e shkuara të shkojë në djall, pasi do shohim përpara. Dua t’i drejtoj dy fjalë Sali Berishës. Ti je shkuara, ti je kohë e perënduar. Hallin e non grata-s nuk ta zgjidh PD dhe populli shqiptar i pafajshëm. Zgjidhe ti dhe na lërë të qetë në hallin tonë dhe të vijmë sa më shpejt në pushtet me PD-në”, vijoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura