Kërkohet për trafik droge, ekstradohet shqiptari

Apr 30, 2014 | 12:37
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ekstradohet nga Italia 36 vjecari shqiptar, i kerkuar per trafik te lendeve narkotike. Ekstradimi i Romualdo Xhuvelajt eshte bere sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

“Ky shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin Nr. 248, datë 14.11.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve e kryer në bashkëpunim“, parashikuar, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22, të Kodit Penal’- njofton policia.

Sipas saj, i  ekstraduari Romualdo Xhuvelaj, dyshohet se më datë 07.11.2012, në bashkëpunim me shtetasit Dorjan Çela, Antonio Muho, Sokol Muho, Erjon Kasemi, Qazim Nebiu dhe Konstandin SHani, kanë tentuar të trafikonin nga Vlora drejt Italisë, një ngarkesë prej 1 ton e 115,5kg lëndë narkotike e llojit Canabbis Sativa. 

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 06.08.2013, shtetasi Romualdo Xhuvelaj, është arrestuar në territorin italian, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”- perfundon deklarata e policise. 

 

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura