A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Flet Rama: Pas prindërve të tij, unë…

Oct 23, 2017 | 12:05
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalen e tij sot mbi çështjen e deputetit Saimir Tahiri, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e tij si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

rama1

“A është i pafajshëm, Saimir Tahiri? Pas prindërve të tij, vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësin ë eTahirit, jam unë, por ndryshe nga ata unë s’jam prind i tij, edhe pse që kur u bërë kryeministër edhe tim bir e kam pasur në komunikim pak here, kurse me Tahirin kam komunikuar disa herë në ditë”- ka thene Rama ne mbledhjen e grupit te PS.

edirama-2-1024x572

Mesazhi para fjales 

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën të ndiqni Komunikimin e Javës në 8:30 para Grupit Parlamentar për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri, ju uroj një fillimjave plot energji”- shkruan sot Rama.

Dje ai theu traditen e komunikimit javor me qytetarët në rrjetin social ‘Facebook’, duke  e lene ate per sot ne orën 8:30 të mëngjesit, ndërsa në fokus të fjalimit të tij do të jetë çështja ‘Tahiri’.

“Komunikimi javor do të bëhet në këtë faqe nesër në mëngjes, ora 8.30, përpara Grupit Parlamentar Socialist, mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Faleminderit!”- shkruante dje Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura