Kërcënonte vjehrrën me vdekje pas zihej me gruan, arrestohet 37-vjeçari

Feb 26, 2015 | 19:19
SHPËRNDAJE

Foto ilustruese

Elbasan- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi akuzohet se kërcënonte me vdekje vjehrrën e tij. Sipas të dhënave nga burimet zyrtare të qytetit rajonal, është arrestuar në flagrancë pasi ka kërcënuar me vrasje vjehrrën shtetasi Sokol Cano, në qytetin e Cerrikut.

Arrestimi është bërë pas denoncimit të shtetëses V.K e cila ka deklaruar se 37 vjeçari, i cili ligjërisht është burri i vajzës së saj, e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Shkak për kët mësohet se janë bërë zënkat e shumta që ka 37 vjeçari me bashkëshorten e tij e cila është mbrojtur disa herë nga nëna e saj shtetësja V.K.

Duke parë këtë reagim 37 vjeçari e ka kërcënuar atë se do ta vrasë në rast se ndërhyn në jetën e tyre në çift.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura