Kërcënimi me jetë ndaj Nazime Vishës, reagon gruaja e Fiqiri Muçës

Apr 26, 2016 | 17:09
SHPËRNDAJE

Familjarët e Fiqiri Muçës i kanë mohuar akuzat dhe pretendimet e Nazime Vishës se është kërcënuar me jetë prej tyre.

Të kontaktuar nga gazetari i “Panorama.al”, Menyre Muça dhe djali i saj Ervis Muça, kanë theksuar se nuk kanë aspak lidhje me lajmet e publikuara deri më tani në media, as nuk e kanë kontaktuar me telefon Nazimen dhe as e kanë kërcënuar.

gruja-nazimja-620x330

“Ne ia lamë drejtësisë në dorë, pasi drejtësia e nxori nga burgu, tani ia kemi lënë Zotit në dorë”, ka thënë për gazetarin e “Panorama.al” Menyre Muca.

Nazime Visha, e cila doli nga burgu pak javë më parë, me amnisti të Presidentit Bujar Nishani, i është drejtuar Policisë për të kërkuar urdhër mbrojtje pasi pretendon se është kërcënuar nga familjarët e viktimës Fiqiri Muca.

Dosja hetimore i ka kaluar Gjykatës së Tiranës. Tani pritet të zbardhen tabulatet telefonike për të mësuar se çfarë përmban kërcënimi i pretenduar nga Nazimja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura