Kërcënimi i Rudina Hajdarit, zv/ministri tregon ç’po ndodh. Deputetë me pistoleta në Kuvend? Artan Hoxha: Mos u çudit, kamerat brenda…

Oct 29, 2019 | 9:45
SHPËRNDAJE

rudina hajdari

Deputetja Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit deklaroi këtë të hënë se ishte kërcënuar me jetë nga një deputet, emrin e të cilit nuk e bëri publik. Këtë denoncim ajo tha se e kishte bërë përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit.

Pikërisht për këtë rast Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i ftuar në “Opinion” tha se kanë nisur procedurat për hetimin e rastit, ndërsa janë marrë masat për shtimin e masave të sigurisë për deputetët.

“Mund të them që ka nisur procedura për hetimin e rastit dhe për shtimin e masave të sigurisë. Gjithçka që garanton sigurinë të deputetes në fjalë dhe deputetëve të tjerë“.

“Hetimet në Shqipëri sipas Kodit të Procedurës Penale i bën Prokuroria dhe Policia Gjyqësore që përfshin oficerë të Policisë së Shtetit apo Prokurorisë janë të detyruar të zbatojnë të gjithë urdhrat dhe instruksionet e bëra nga Prokuroria. Që do të thotë se çdo provë, çdo deklaratë, çdo evidencë e cila i shërben një hetimi të caktuar është detyrim nga ky organ për ta shqyrtuar”.

Procedurat për hetimin e rastit në fjalë, zv/Ministri tha se kanë nisur pas shkresës që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i ka dërguar Ministrisë së Brendshme përpara seancës së sotme plenare.

“Deputetja ka shprehur qëndrimin e saj në parlament, por ka patur dhe një shkresë që është drejtuar Ministrisë së Brendshme nga Kryetari i Kuvendit”.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha: Më thanë që Garda e Republikës nuk ka konstatuar ndonjë gjë të dukshme, sic u tha, por megjithate ka filluar një hetim të brendshëm vete. 

Në zyrat e Kryesisë së Kuvendit kamerat e sigurisë janë vetëm në korridor. Në pjesën e brendshme nuk ka kamera, sipas informacionit që unë kam pjesëtar të grupit të saj parlamentar është një konflikt i brendshëm për të marrë drejtimin e grupit parlamentar. Kërcënimi është bërë brenda zyrës së kryesisë së Kuvendit dhe ky eshte nje problem i madh per tu verifikuar. Fakti qe zonja Hajdari kerkon qe te kontrollohet cdo deputet qe hyn brenda ambienteve te Kuvendit, (pse mo do hyjne me postoleta ata aty, jo mo nuk hyjne dot, thote Fevziu)..mos te duket cudi. dhe se dyti ajo thote njerez qe vijne te shoqeruar nga te tjere. Nuk ka te dhena per nje kercenim konkret, ka qene nje kercenim verbal. Aty duket që ka një konflikt për drejtimin e grupit parlamentar. Nuk ka patur rrezik aty, më tepër është një konflikt i brendshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura