Këputi ligametin e gjurit në sfidën ndaj Totenhemit, mësohet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës Granit Xhaka

Sep 28, 2021 | 16:14
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka pësoi një dëmtim këtë fundjavë në ndeshjen Arsenal-Totenhem duke lënë fushën mes lotësh dhe duke merakosur stafin e tifozët e topçinjve.
xhaka@

Sipas mediave angleze, Xhaka ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë duke iu nënshtruar një operacioni të vështirë. Ndër të tjera, ky dëmtim pritet ta lërë jashtë mesfushorin shqiptar për 6-8 javë jashtë fushave të blerta duke humbur shumë ndeshje në kampionat me Arsenalin.

Gruaja e Xhakës, Leonita ka publikuar një foto të mesfushorit nga shtëpia i cili duket me këmbën e mbështjellë deri sipër gjurit dhe të fashuar.

xh

Një lajm jo i mirë për Artetën që humbet kapitenin e skuadrës në një fazë decizive ku u mendua se Arsenali po merrte veten pas disa rezultateve pozitive në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura