Keni plane për fundjavën? Ja parashikimi i motit për tre ditë, çfarë pritet të hënën

May 14, 2021 | 13:25
SHPËRNDAJE

mot i mire

Stina e pranverës po ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike dhe kështu parashikohen dhe këto tri ditë të fundjavës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtrak, dita e shtunë do të ndikohet nga kalimi i një fronti me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Në pjesën bregdetare parashikohen shtrëngata me rrufe të izoluara.

Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore të vendit për t’i lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit.

Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës.

e shtune e diel

e hene

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura