Keni dyshime nëse ju pëlqen apo jo? Mësoni këto 9 shenja për ta zbuluar përpara se të jetë shumë vonë

| 13:06
SHPËRNDAJE
 

Për të zbuluar se cfarë ndjen një person për ju, nuk është e nevojshme që t’i pyesni drejtpërdrejtë. Është e mjaftueshme që t’i kushtoni rëndësi gjuhës së tij të trupit, sepse kjo mund të zbulojë shumë gjëra, për të cilat keni disa pikëpyetje në kokë.

08c51f84-0cf2-4ead-a5d1-4222a9c40d58

Psikologët kanë zbuluar se cilat sjellje ju tregojnë se personi që keni përballë nuk është indiferent ndaj jush.

  1. Nëse një person largon të gjitha sendet që qëndrojnë mes jush, ai ju pëlqen.

Kur komunikojmë me një person që pëlqejmë, përpiqemi të largojmë të gjitha barrierat mes nesh. Në këtë rast, barrierë mund të jetë një jastëk, një cantë apo disa pjata.

8f0c00b6-75ed-4f3a-bca1-1eba02013f02

Për shembull, nëse një person vendos një gotë mes të dyve, të jeni të bindur se në këtë rast nuk diskutohet fare për një romancë apo miqësi.

  1. Hapësira personale është e rëndësishme për cdo person. Njerëzit që na afrohen, duan që ne t’i pëlqejmë.
  2. 0a35b622-3774-49a4-9d3a-e24c0475d6f8

Në mënyrë të pavetëdijshme, njerëzit duan të jenë më afër fizikisht me njerëzit që pëlqejnë dhe më larg me ata që nuk pëlqejnë. Kjo do të thotë se ne jemi të prirur të ruajmë hapësirën personale nga “grabitqarët”.

  1. Kur flisni me dikë, shikoni këmbët e këtij personi. Ana në të cilën ato drejtohen mund të thotë shumë.

Nëse një person po flet me dikë tjetër, por këmbët e tij janë të drejtuara nga ju, atëherë, në mënyrë të pavetëdijshme, ata duan të tërheqin vëmendjen tuaj.

aacd96e5-c92d-45df-9e89-20d62cea43de

  1. Vetullat e ngritura nuk lidhen vetëm me surprizimin.

Kur përshëndesni një person që ka pëlqim ndaj jush, ata ngrenë vetullat në mënyrë të pavullnetshme. Sa më shumë t’ju pëlqejnë, aq më shumë ngrihen vetullat.

  1. Nëse dikush ulet pranë jush ndërkohë që e mban kurrizin drejt në mënyrë të ekzagjeruar, atëherë ky person mund të jetë duke u përpjekur për t’ju tërhequr vëmendjen.

Personat që qëndrojnë në këtë mënyrë duan t’ju tregojnë të gjithë karakteristikat e forta dhe duan të duken pak më të gjatë. Por në fillim, mund të duket sikur po mbajnë distancë ndaj jush.

  1. Kur dikush ju bën komplimente të pasinqerta, kushtojini vëmendje atij.

Shumë njerëz nuk i bëjnë komplimente dikujt që pëlqejnë për një arsye të thjeshtë: ata mendojnë se jeni aq perfektë, sa nuk është e nevojshme që t’jua kujtojnë këtë.

6e140a32-59dd-44a1-80b6-b031d64d8f43

Por kur ju komplimentojnë, duket më e përforcuar për të njëjtën arsye.

  1. Kur po ecni me dikë, kushtojini vëmendje pozicionit të tij rreth jush.

Nëse një person ecën afër jush, kjo do të thotë se kujdesen për veten e tyre dhe nuk janë shumë të interesuar për ju. Nëse një person ecën pas jush, ai mund t’ju pëlqejë.

  1. Kushtojini rëndësi shpeshtësisë me të cilën një person përpëlit sytë.

Kur dikush nuk e pëlqen personin me të cilin po flet, ata do të mbyllin sytë në mënyrë të vetëdijshme. Kjo shërben si një barrierë për të “shpëtuar” nga ju, por nëse ai/ajo i mbyll kapakët e syve më rrallë, atëherë ju pëlqen.

  1. Burrat përpiqen të duken të paprekshëm përpara një gruaje. Por pozicioni i duarve mund t’ju thotë disa gjëra.

Një nga mënyrat se si burrat e tregojnë këtë është duke i vendosur duart në brez. Ky pozicion mund të duket arrogant dhe kërcënues në të njëjtën kohë, por zakonisht do të thotë vetëm një gjë: ata në mënyrë të pavullnetshme duan t’ju tregojnë se janë të hapur ndaj jush.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.