Këngëtarja e njohur 25-vjeçare gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

Oct 15, 2019 | 15:48
SHPËRNDAJE

25-vjeçarja e grupit K-pop, Sulli, u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Seongnam, në Korenë e Jugut. 25-vjeçarja dhe aktorja u gjend e vdekur të hënën nga menaxheri i saj, raporton policia për CNN.

Deri tani, duket se këngëtarja dhe aktorja ka vrarë veten, por hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha detajet. Mundësitë për investigime të mëtejshme janë lënë të hapura”, – thonë burimet nga policia.

Policia tha se në vendin e ngjarjes gjetën një shënim, por ende nuk e kanë analizuar përmbajtjen e tij. Hetimet po vazhdojnë.

Sulli ishte një aktore fëmijësh para se të bënte debutimin e saj duke kënduar me grupin e vajzave f(x), në 2009-ën.

Ajo u largua nga grupi në 2015-ën për t’u përqëndruar në aktrim para se të kthehej në skenën muzikore si një artiste solo, duke lëshuar një sigle, “Goblin”, në qershor 2019.

Sulli, gjithashtu, ka marrë pjesë në TV show. Muzika koreane pop – ose K-pop është një prej tendencave më të pëlqyera në muzikë të dekadës së fundit. Shumë prej yjeve të saj stërviten prej vitesh, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre të këndimit, vallëzimit dhe aktrimit, ndërsa mësojnë edhe gjuhë të tjera aziatike, përpara se të lejohen të debutojnë në këngët e tyre të para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura