Këngëtari shqiptar përfundon në pranga, arrestimi në lokalin me 120 persona. Ja pse akuzohet

Aug 15, 2020 | 9:25
SHPËRNDAJE

Kengetari shqiptar ka perfunduar ne pranga, per shkelje te masave te vendosura ne kushtet e pandemise nga koronavirusi. kjooo-750x430-1-600x360

Behet fjale per kengetarin Korab Jetishi, djali i këngëtarit të Shkelzen Jetishi.

Korabi, u arrestua dhe me vendim të prokurorit u ndalua për 48 orë për shkak se shkeli masat kundër përhapjes së koronavirusit mëson Gazeta Sinjali nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, tha se arrestimi ka ndodhur me rastin e hapjes solemne të lokalit ku kishte te ftuar me shume se 120 persona

“Me rastin e hapjes solemne të një lokali, ku ishin 120 persona të ftuar, policia ka intervenuar dhe ka arrestu pronarin e lokalit dhe organizatorin e ndejës.  Me vendim të prokurorit, ai  është ndaluar për 48 orë”, tha Graishta.

I pyetur se cilat masa ka shkelur pronari i lokalit, Graishta tha se kanë të bëjnë me grumbullimine njerëzve, punën pas orës 22.30, mos mabjtjen e distancës etj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura