Këngëtari Alban Skënderaj ngre dyshime për koronavirusin në Shqipëri: Shoh njerëz që ankohen për simptoma gripi, si rrallë herë më parë

Feb 29, 2020 | 11:02
SHPËRNDAJE

alban skenderaj 3

Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar në profilin e tij në Instagram për virusin e frikshëm që ka trembur botën mbarë, edhe vendin tonë. Pavarësisht se në Shqipëri nuk ka ende asnjë të prekur nga koronavirusi, Skënderaj i trembur thotë se ka dyshimet e tij për të kundërtën.

Përmes një statusi në Instastory, Albani thotë se “nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta”.

Postimi i plotë

“Nuk dua të trazoj njeri por kam disa ditë që e mendoj. Edhe pse jam totalisht inekspert në fushë dhe ndoshta edhe thjesht fantazi por nuk e di pse kam ndjesinë se në Shqipëri koronavirus pa u vërejtur është përhapur tashmë. Shoh njerëz (duke përfshirë edhe mua) të të gjitha moshave ankohen për simptoma gripi si rrallë herë më parë dhe në mënyrë të përsëritur.

Me sa kam lexuar koronavirus në shumicën e rasteve vjen pa simptoma, në raste të tjera me simptoma të ngjashme me një rrufe, ftohme apo grip dhe në raste të rralla me komplikime.

Pra nuk do ishte çudi që nga Shqipëria të ketë shkuar në Itali por patjetër dhe e kundërta. E vetmja gjë që rrëzon këtë teori është që nuk ka pasur asnjë rast të komplikuar me personat e moshuar ose të sëmurë rëndë. Pra mund të jetë vërtetë kjo e imja fantazi apo teori konspirative.

Gjithsesi nëse do ishte e vërtetë të paktën do tregonte që ky virus nuk është kaq i rrezikshëm dhe i frikshëm sa të gjithë mendojmë”ka shkruar në statusin e tij këngëtari.

Albani dyshimet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura