“Kemi lëvizje, por jo marrëveshje”, Përfundon takimi VV-LDK

Jan 8, 2020 | 18:43
SHPËRNDAJE

Pas tre orësh takim, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur në një marrëveshje as ditën e sotme.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, tha pas takimit se ka lëvizje të pozicioneve të dy partive, dhe ka paralajmëruar edhe një takim për nesër.

mustafa-kurti

“Ka përfunduar. Kemi lëvizje në përpjekje për marrëveshje. Do të kemi edhe një takim të radhës nesër”, ka thënë Mustafa.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura