“Kemi dyshime që në Shqipëri qarkullon Delta”/ Silva Bino tregon grupmoshat që po infektohen ditët e fundit me koronavirus

Jul 23, 2021 | 11:06
SHPËRNDAJE

 

Edhe pse përgjigja nga laboratori në Berlin nuk ka mbërritur ende, ekspertët në Shqipëri kanë dyshime të arsyeshme që varianti indian Delta i koronavirusit, po qarkullon në vendin tonë.

Nga Ndroqi, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se është shumë e rëndësishme që të vijohet me vaksinimin e të gjitha grupmoshave dhe e javët për vaksinimin e hapur do të vijojnë.

Javët e hapur do vijojnë, me rritjen e numrit të vaksinave, vaksinimi për cdo grupmoshë të vashdojë, shohim që ka funksionuar, është rritur mbulimi me vaksina për të gjitha grupmoshat e shihet intres në rritje dhe për grupmposhën e re, plus 18. Kemi rritje të lehtë të rasteve pozitive, kemi dyshime të arsyeshme që në Shqipëri qarkullon varianti Delta por jemi ende në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencave për ta vërtetuar.

Nisur nga ajo që po ndodh në vendet e rajonit dhe evropiaee dihet që ka qarkullim të ketij varianti e ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin“, tha Manastirliu.

Ndërkohë, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino tha se ka një rritje të pozitivitetit tek grupmoshat e reja që nisin nga 15 vjeçarët.

Ajo cfarë shohim ne, ne me të vërtetë nuk kemi raste në spitale, ata që janë shtruar janë të gjithë të pavaksinuar, por shohim një rritje të grupmoshave të reja.

Pra grupmosha që predomonojnë, janë grupmoshat nga 15 në 24, nga 25 në 34 dhe 35 në 44 vjec. Edhe mbi 70 vjec kemi pasur raste.

Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohem por dhe qendrat shëndetsore të mos lenë asnjë të moshuar pa vaksinuar, edhe në shtëpi, edhe në komunitet”, tha Bino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura