Keidi Bare kapiten, mund Realin dhe fiton Kupën e Mbretit

Jun 27, 2016 | 10:42
SHPËRNDAJE

Milano, penalltitë i dhanë të drejtë Realit të Madridit që triumfoi në Ligën e Kampionëve përballë Atletikos së Madridit. Gjatë mesditës së djeshme, të rinjtë e kësaj të fundit kanë arritur që të marrin hak duke fituar Kupën e Mbretit për të rinj. Specifikja e kësaj ndeshjeje ishte se në fushë me triumfuesit ka qenë edhe mesfushori i Kombëtares U-21, Keidi Bare.

13412934_1204594542898841_7223382062776690909_n

Ndeshja

Skuadra e shqiptarit arriti që në fund të takimit të dalë me kokën lart dhe duke festuar. Keidi Bare, në fund të takimit të ngrejë kupën që Atletiko Madrid për të rinjtë kishin plot 58 vite pa triumfuar. Shqiptari ka festuar që në minutën e 5-të, kur Zaka ka zhbllokuar shifrat. Më tej, Reali ka arritur që të përmbysë shumë shpejt. Garsi dhe Mario Rodriges realizuan tri herë, një me anë të 11-metërshit për ta kaluar Realin në avantazh. Kaq ka mjaftuar për fraksionin e parë që Reali e ka mbyllur me rezultatin 1- 3.

Në këto momente, është dukur sikur historia 58-vjeçare e Atletikos pa titull do të zgjatej ende. Mirëpo, fraksioni i dytë ka qenë tjetër gjë. Skuadra e shqiptarit ka reaguar në mënyrën e duhur. Një autogol i Haume në minutën e 51-të ka ngushtuar rezultatin, ndërkohë që Toni Moja e ka çuar ndeshjen në minutat shtesë.

Një gol në minutën e 81-të ka bërë që të nevojiteshin edhe minutat shtesë, në të cilat ka qenë sërish Atletiko Madrid që ka realizuar. Gol që është ruajtur deri në fund nga skuadra e Keidi Bares, që më në fund ka thyer thatësirën për këtë trofe. Kupa e Mbretit për të rinj ka shkuar për Atletikon e Madridit.

E ardhmja

Bare është në vitin e fundit që do të qëndrojë në këtë skuadër. Tashmë pritet kalimi i tij te skuadrat e mëdha dhe me të rinjtë e Atletikos ai e mbylli si mbret. Pritet se çfarë do të ndodhë me të riun shqiptar dhe, nëse drejtuesit e Atletikos do t’i rezervojnë një vend në skuadrën e madhe në Primera Divizion, apo do të huazohet në një tjetër ekip për të marrë eksperiencë dhe për të pasur mundësi që të aktivizohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura