KED rendit të fundit kandidatin e Metës për Kushtetuesen, Ligjet miratojnë listën e kandidatëve (EMRAT)

Nov 5, 2019 | 10:40
SHPËRNDAJE

Ligjet-votimi-kushtetuesjaKomisioni i Ligjeve ka miratuar sot listën e kandidatëve për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka lexuar listën e kandidatëve dhe renditjen që ka bërë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në listën e parë bie në sy emri i kandidatit të dekretuar nga Presidenti Meta, i cili është renditur i treti në renditje, pra prokurori Besnik Muçi.

Ndërkohë që kandidatët e tjera, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska figurojnë edhe në listën e dytë, të shpallur nga Kuvendi.

Sipas Ulsi Manjës kandidati Besnik Muçi është tashmë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasi ka marrë dekretin e kreut të shtetit.

Ndërkohë që dy kandidatet e tjera Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji pritet të votohen në Kuvend.

Kandidatët kane marrë votat pro të anëtarëve te Komisionit të Ligjeve, i vetmi që votoi kundër ishte Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar.

 Lista e parë

Arta Vorpsi

Elsa Toska

Besnik Muçi (I dekretuar nga Presidenti)

Lista e dytë

Propozimi i Kuvendit

Arta Vorpsi

Fjona Papajorgji

Elsa Toska

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura