Katër të rinj dhunojnë brutalisht çiftin në shtëpi, u vjedhin 22 milionë lekë

May 31, 2014 | 13:40
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës

SARANDE- Një ngjarje e rëndë është shwnuar në fshatin Berdenesh të Sarandë. Katër persona, të cilët duke u shtirur si efektivë policie, kanë hyrë në banesën e çiftit, Kujtim dhe Dallëndyshe Ruçi, përkatësisht 67 dhe 60 vjeç. Katër personat kanë dhunar në mënyrë makabër çiftin Ruçi, duke u shkaktuar plagë të rëndë deri në thyerjen e brinjve. Ata u kanë mbyllur gojën me natriban dhe më pas u kanë lidhur duart. Në këto kushte katër personat, ende të paidentifikuar janë larguar duke marrë me vete edhe kasafortën me 22 milionë lekë brenda.  Mësohet se katër grabitësit kanë qenë të pamaskuar, duke qenë se në fillim ata janë paraqitur në derën e shtëpisë së çiftit Ruçi me një dokument policie.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura