“Kasapi i Bosnjës” dënohet me burgim të përjetshëm (video)

Nov 22, 2017 | 12:09
SHPËRNDAJE

“Kasapi i Bosnjës” eshte dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish Jugosllavinë.

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiq është nxjerrë me zor nga salla. Kjo për shkak se ai u ka bërtitur gjykatësve, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.

mlladic

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka shpallur aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiqi është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Mlladiqi mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë, në vitin 1993, për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiqi i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

“Kasapi i Bosnjës”, ç’do vendosë gjykata sot për Ratko Mlladiçin

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpall akgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

AppleMark
AppleMark

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit, raporton Rel.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura